Report Tv në lokalin ku u vra Egli Proga në Pogradec, ende i mbyllur! Pronari detyrim paraqitje, tentoi të fshehë ngjarjen

13 Gusht, 18:43

Gazetari i Report Tv, Armand Braho ishte në lokalin përballë të cilit u vra Egli Proga në Pogradec. Nga rrahja brutale jashtë ambienteve të lokalit, Egli Proga humbi jetën. Lokali ‘Stropcka’ para të cilit ndodhi krimi është ende i mbyllur, ndërsa në pranga përfundoi edhe pronari i këtij lokali Voltan Shulku, bashkë me dy të tjerë, të cilët dyshohet se fshehën krimin. Të tre janë lënë në masën detyrim paraqitje, pasi fillimisht kanë deklaruar se Proga është rrëzuar dhe nuk kanë treguar që ishte dhunuar.

    No videos found.