Report TV në lumin Çekrez/Mbetje të hedhur vend e pa vend, nuk ka asnjë kosh!

9 Korrik 2020, 13:43 | Përditesimi i fundit: 2020-07-09 16:42:26

Report TV i është rikthyer sërish shqetësimit për ndotjen e lumenjve. Gazetari Arsen Rusta ishte sot në lumin Çekrez në zonën e Kamzës, aty ky situata është shumë alarmanete.

Edhe pse bashkia e Kamzës ka vendosur një tabelë që mbeturinat të mos hidhen aty, për ironi nuk ka një kosh se ku duhet të depozitohen këto mbeturina.

Kjo zonë është një landfill i hapur edhe pse është një ambient publik. Mbetjet janë nga më të ndryshmet, por mbizotërojnë inerte ndërtimi.

Banesat në këtë zonë janë shumë afër lumit dhe duke qenë se nuk ka asnjë kosh, ata janë të detyruar që mbeturinat ti hedhin në lumë.

Ky është realiteti, ndërkohë deri në një përgjigje nga ana e institucioneve dhe bashkisë së Kamzës, kjo situatë do të vazhdojë të jetë në këtë gjendje.

Report Tv edhe më herët ka trajtuar çështjen e mbetjeve dhe ndotjes së zonave përgjatë lumit të Tiranës.