Në kërkim të një ‘dorë të hekurt’ kundër 'bombës' ekologjike! Report TV rikthehet në lumin e Tiranës, askush nuk ka lëvizur gishtin

Report tv është rikthyer në brigjet e lumit të Tiranës, ku pak ditë më parë denoncoi ndotjen e shkaktuar. Asgjë nuk ka ndryshuar nga gjithçka u përcoll nga ekrani i Report tv, madje fryrja e rrjedhës së lumit nga shiu i orëve të fundit ka zbuluar më shumë detaje nga 'bomba ekologjike' e ndotjes së lumenjve. Ndërsa hetimet janë në kërkim të përgjegjësve, papërgjegjshmëria për ndotjen në këtë zonë nuk ka të ndalur.

Stina e pranverës e ka lulëzuar dhe gjelbëruar rrjedhën e lumit dhe zonën përreth lumit të Tiranës, por bomba ekologjike fshihet pikërisht nën gjetet e këtyre pemëve dhe barin e njomë.  Mbetjet urbane dhe plastika duket se ka nisur revanshin kundër natyrës dhe nga hera e fundit kur Report tv ishte në këtë zonë për të denoncuar situatën, asgjë nuk ka ndryshuar as sot.

Shirat e rënë gjatë natës dhe kësaj të enjteje ka dyfishuar ndotjen kur parade e mbetjeve nuk dihet se ku mund ta ketë nisur rrugëtimin, por desitancioni është I sigurt, në det.

Në pritje të hetimeve, papërgjegjshmëria nuk do të ndalet dhe sikurse shihet nga këto mbetje me dërrasa që janë hedhur rishtazi në këtë zonë  askush nuk ka frikë nga dënimi apo ligji.

Nga të gjitha anët apo edhe çdo përrua që dërgon ujë në rrjedhën e lumit, rrugëton edhe mbetjet. Por ndërsa  jemi në kërkim të autorëve dhe përgjegjësve ajo që e vuan të gjithë papërgjegjshmërinë e ndotjes, kontrollit dhe menaxhimit të lumenjve, natyra është ajo që na kthen pas ndotjen që I shkaktojmë.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Elbasan, punonjësi i bashkisë humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi, procedohet një drejtor dhe shpallet në kërkim përgjegjësi

Elbasan, punonjësi i bashkisë humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi, procedohet një drejtor dhe shpallet në kërkim përgjegjësi