Report TV në shtëpinë e radikalit mysliman/ Gruaja: Fëmijët s'duan të shkojnë vetë në shkollë

4 Qershor 2020, 12:16 | Përditesimi: 4 Qershor 2020, 16:34

KAMËZ- Report Tv është zhvendosur në shtëpinë e Roland Kryemadhit, babai radikal, i arrestuar një ditë më parë.

Për gazetarin Arsen Rusta, bashkëshortja e Kryemadhit ka dhënë një version krejtësisht ndryshe nga ajo që ka deklaruar policia.Sipas saj, fëmijët nuk i ndalon askush të shkojnë në shkollë, por janë ata që nuk duan. Ndërkohë, sipas saj, policia ka gënjyer sepse në shtëpinë e tyre nuk ka pasur armë.

b.ha./Shqiptarja.com