Report TV në Skënderbegas të Gramshit! Banorët që prodhonin vaj ulliri, mjaltë e raki humbën gjithçka! Sot janë pa strehë dhe të rrënuar ekonomikisht

1 Shtator, 16:47 | Përditesimi: 1 Shtator, 16:47

Me 36 shtepi te shkrumbuara, dhjetëra hektarë ullinj e vreshta, mbi 200 bageti te ngordhura, Skenderbegasi vuan  pasojat e zjarrit shkatërrimtar. Banorët, të cilët humbën gjithçka që kishin ngritur me mundin e një jete, sot qendrojnë në konvikt ose tek të afërmit, në pritje të kontejnerëve. Ata shpresojnë se Qeveria do t’u rindërtoje banesat e djegura si dhe do t’i kompensojë për dëmet në bujqësi e blegtori

r.k./Shqiptarja.com