Report Tv në Zall Herr, aty ku protestohet dhe mësohet! Fëmijët në protestë për rrugën, bojkotojnë mësimin

11 Shtator 2023, 18:18

Në fshatin Zall Herr të Tiranës, Report Tv sjell dy anët e ditës së parë të shkollës. Ndërsa në shkollën “Dritas”, mësuese Silva Dauti u nis herët nga Tirana për të pritur fëmijët e klasës së parë, në një shkollë tjetër publike, prindërit shfrytëzuan ditën për të protestuar, duke lënë fëmijët pa mësim.