Regjistrohen tetë raste me virusin AH1N1 në Vlorë, mes tyre një fëmijë

5 Shkurt 2019, 10:43 | Përditesimi i fundit: 2019-02-05 12:40:05

Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Vlorë konfirmon se në këtë qytet janë shënuar tetë raste me virusin AH1N1, ose të njohur ndryshe si 'gripi i derrit'. Mes personave të prekur njëri është fëmijë.  Sipas drejtorisë rajonale në 25 raste të rënda të trajtuara në reminacionin e spitalit të Vlorës, tetë raste janë konstatuar me virusin AH1N1. Rastet janë prej fillimit te muajit janar deri tani, por sot janë bërë publike.

Shefi i Epidemilogjisë në drejtorinë e shëndetësisënë Vlorë Agron Bashllari shprehet se prej tetë rasteve të prekura, fatmirësisht nuk ka pasur probleme në shëndetit të personave të prekur, ndërsa rastet janë trajtuar nga mjekët. Sipas tij, situata nuk mund të cilësohet alarmante, pavarëisht tete rasteve të regjistruara. Në Tiranë janë shënuar tre viktima nga virusi AH1N1, ndërsa janë të prekur edhe disa të tjerë, që aktualisht ndodhet në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur nga të gjithë si “Sanatoriumi” (lexo ketu).