Shkon në tre numri i viktimave nga ''gripi i derrit'' në Shqipëri

TIRANE-Rëndohet bilanci i viktimave nga ''gripi i derrit'' në Shqipëri, pasi ditën e sotme ka shkuar në tre. E ndërsa për dy persona që kanë ndërruar jetë është konfirmuar nga analizat e ISHP-së se shkak ka qenë ''gripi i derrit'', për rastin e tretë priten përgjigjet zyrtare, por dyshimet e para janë se shkak ka qenë sërish ''gripi i derrit'' ose sikur njihet ndryshe AH1N1. Personi i tretë ndërroi jetë paraditen e sotme në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur nga të gjithë si “Sanatoriumi” pasi kishte probleme në rrugët e frymëmarrjes. Deri tani dihet vetëm identiteti i njërit prej viktimave që është Arben Sula 48-vjeç nga qyteti i Elbasanit.

Ndërkohë që shefja e departamentit të kontrollit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino u shpreh se gripi që po qarkullon është AH1N1, por shtoi se nuk bëhet fjalë për gripin e derrit. Megjithatë, pavarësisht pretendimit të zyrtares së ISHP-së, AH1N1, njihet ndryshe edhe si ''gripi i derrit'' ne gjithe bota. Silva Bino theksoi se numri i qytetarëve në Shqipëri që janë të prekur nga infeksionet respiratore akute llogaritet në 19 mijë.

"Ne jemi futur në sezonin e gripit, gripi ka intensitet mesatar, por në rritje. Në dy javët e fundit ka pasur rritje të rasteve me grip, kjo vihet re me infeksionet respiratore akute, që janë rritur duke arritur në 19 mijë, pak a shumë i ngjashëm me vitin e kaluar. Virusi që qarkullon është AH1NI, situata është pak e shumë e ngjashme me vendet e rajonit dhe europiane, përveç Greqisë që ka intensitet më të lartë. Deri tani janë dy persona që kanë ndërruar jetë, për shkak të gripit, është edhe një person tjetër, por po verifikohet rasti, priten analizat.

Një rast është nga Tiranë dhe dy nga Elbasani, por rasti i fundit nuk i përket Elbasanit. Ne jemi në sezonin e gripit dhe kemi  një rritje të shpejtë. Gripi është AH1N1, por jo grip derri, është virus i përfshirë në vaksinën e gripit. Personat që kanë vdekur kanë qenë të pavaksinuar. Viktimat kanë qenë të moshave 40-60-vjeç, kanë qenë me sëmundje shoqëruese dhe ky është një faktor rreziku" deklaroi ajo. Bino bëri apel që qytetarët mund të vazhdojnë të vaksinohen për të patur një imunitet më të mirë. Një nga tre rastet e shënuara është nga Elbasani, ç'ka ka bërë që Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë të marrë masa konkrete. Sipas drejtorisë rajonale Elbasan situata është nën kontroll, ndërsa gripi që po qarkullon është sezonal.

Çfarë është virusi i derrit?
Virusi AH1N1 është një lloj varianti i gripit të derrit që ndryshoi përsëri në vitin 2009. Kështu e ka shpjeguar Fabrizio Pregliasco, kërkues në Departamentin e Shkencës Biomedikale për Shëndetin në Universitetin e Milanos. Sipas tij, virusi qarkullon çdo vit sëbashku me ndikimin klasik sezonal. Virusi AH1N1 nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por nga njeriu tek njeriu, njëjtë si gripi i normal. Ky virus konsiderohet vdekjeprurës. Gripi i derrit ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm.

 

Cilat janë shenjat e sëmundjes së gripit të derrave ndër njerëz?
Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

Si përhapet gripi i derrave ndër njerëz?
Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqip: 04/02/2019 15:02

    Ju rafte gripi ishalla. Po jo gripi i derrit

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/02/2019 14:08

    Si gripi edhe punte tjera i keni ne terezi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!