Report Tv shkon në Ku­ç të Shkodrës, banori: Qeveria të vërë dorën në zemër e të na shikojnë, dëmet në bujqësi të papërshkrueshme

23 Nëntor 2022, 12:07

Report Tv shkoi sot në Kuç të shkdorës ku gazetari i Report Tv Ergys Kavaja intervistoi së bashku me moderatorët Migena Sotiri dhe Nertil Agaliu banorin Ahmet Meti. Banori u shpreh se qeveria duhet të vërë dorën në zemër e t’i shikojë. Meti më tej shton se kjo përmbytje pavarësisht se u ndodh çdo ditë i kapi në befasi, gjë që i kufizoi për t’i bërë ballë përmbytjeve. Edhe pse aktualisht në Shkodër nuk ka shtëpi nën ujë, banori thotë se dëmet në bujqësi janë të papërshkrueshme.