Report TV siguron dosjen e operacionit 'Kompleks', dëshmia e të penduarit: Shënjestra e sulmit me eksploziv ishte Domart Konjari, por në makinë u ndodh i kunati

4 Prill 2021, 17:15

Report TV ka siguruar kërkesën e plotë të Prokurorisë së Posaçme, përmes së cilës faktohet roli i anëtarëve të grupit kriminal të arrestuar në datën 1 prill të arrestuart gjatë operacionit "Kompleks". Në këtë kërkesë thuhet se njëri prej të arrestuarve në lidhje me ngjarjen e datës 9 shkurt 2021, Enver Jamaku ku iu vendos sasi lënde eksplozive makinës së Gjon Menës në Kamëz, ka rrëfyer detaje të rëndësishme, duke zbardhur në këtë mënyrë të gjithë ngjarje. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku ka zbardhur dhe rrëfyer edhe për ngjarje të tjera ku ai ka marrë pjesë apo ka dijeni dhe që pjesë e tyre kanë qenë në mënyrë direkte dhe indirekte, të gjithë personat e arrestuar.

Enver Jamaku ka rrëfyer para hetuesve se Admir Kuçuku, Akil Kulla, Klodian Kulla, Dorian Kalo, Sokol Xhura, Algert Hysa, Dervish Hasi, Ervin Kalaja, Mentor Doda, Eugert Manushi, Artur Muhedini, Enes Hasi, Petrit Shera dhe Ilir Hyka, disponojnë ose i marrin nga uzina e riparimit të armëve ushtarake, armë zjarri të llojeve të ndryshme, të cilat i modifikojnë, duke i riparuar dhe ndërruar pjesët e tyre. Këto armë më pas i shesin me porosi tek individë dhe anëtarë të grupeve kriminale, që i përdorin më pas për kryerjen e krimeve kundër jetës. Shtetasi Enver Jamaku shpjegon se ka bashkëpunuar me këta persona në kryerjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

    No videos found.