Report Tv siguron draftin/ Kreu i policisë, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve zgjidhen me konkurs! Përgjysmohet koha e qëndrimit në komisariat pas shoqërimit

17 Mars, 16:27

Jo vetëm kryepolici, me garë do të zgjidhen edhe krerët e komisariateve në Policinë e Shtetit. Report Tv ka siguruar draftin e projektligjit të ri, i cili parashikon ulje nga 10 në 5 orë të qëndrimit të të shoqëruarve në komisariat. Ndryshime ka edhe te sistemi i gradave, ndërsa ministrit të Brendshëm i shtohet si kompetencë kontrolli administrativ në polici