Report Tv siguron draftin/ Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve! Prej 2024 aksion ndaj informalitetit në disa sektore, plan masash për uljen e pagesave 'cash'

17 Dhjetor 2023, 14:27

Brenda 3 viteve të ardhshme do të ngrihet regjistri i milionerëve, ku do të jenë të listuara të gjitha pasuritë e tyre. Po ashtu do të hartohet një plan masash ndaj punës informale, nëndeklarimit të pagave apo mashtrimit tatimor. Të gjitha këto vendime janë të parashikuara në Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026