Report Tv siguron Videon e autorit të dyshuar të ekzekutimit të Renato Hoxhajt! Me kapele dhe me maskë në fytyrë për të mos u identifikuar!

30 Prill, 12:54 | Përditesimi i fundit: 2025-04-30 13:04:33

Ky në foto-video dyshohet se është autori i atentatit që ndodhi pak ditë më parë në Vlorë (27 prill), ku u ekzekutua me plumba në kokë dhe trup Renato Hoxhaj.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ai largohet nëpër rrugica, duke ecur në këmbë qetësisht dhe i maskuar.

Në kokë një kapele dhe në fytyrë një maskë për të mos u identifikuar fizikisht apo kapur me filmim fytyra nga kamerat. Me duart në xhepa ecët në rrugë, teksa ka veshur edhe një xhup.