Report Tv sjell historinë e 67-vjeçarjes në Tiranë, e priti Kurban Bajramin në rrugë e pa ushqim: Mbledh kanaçe për të mbijetuar

9 Korrik 2022, 19:23

Jo të gjithë festuan Kurban Bajramin në Tiranë. Pranë xhamisë “Dine Hoxha”, Vjollca Kaso lutet dhe  zgjat duart. Beson tek kjo festë, e njohur edhe si dita e flijimit për myslimanët. Dikush do të ulet pranë saj për ta bekuar me ushqim. Por përveç disa qindarkave, asgjë më shumë.