Report Tv sjell pamje nga kulla e Edmond Haxhisë ku ishte strehuar portugezi vrasës! Banorët: Ai lëvizte me të njëjtin motor që kreu krimin

28 Prill 2023, 13:02

Shtetasi portugez Ruben Saraiva (ekzekutori i Ardian Nikulaj) prej dy muajsh kishte ardhur në fshatin Kakarriq të Lezhës dhe lëvizte i lirë. Në fillim u raportua se jetonte me qira në këtë fshat, por banorët thanë se në këtë fshat nuk ka banesa me qira. Shtetasi portugez ka jetuar në banesën e Edmond Haxhisë, por herë pas here shkonte dhe në Shkodër. Pasi kishte kaluar pak kohë, kishte nisur të mësonte në gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin.