Pamjet e para nga urgjenca e re në QSUT pas rënies së zjarrit

11 Shkurt, 11:15 | Përditesimi i fundit: 2024-02-11 11:22:09

Report Tv siguron pamjet e para pak minuta pasi ra zjarri në katin -1 të urgjencës së QSUT-së. Zona është rrethuar me shiritin e verdhë ndërsa të pranishëm ndodhen forca të shumta policie dhe një zjarrfikëse. Alarmi i zjarrit vijon të dëgjohet në sfond, ndërsa jashtë ka dhe familjarë të shqetësuar.