Report Tv sjell pamjet nga vendi ku u dogjën dy ‘Range Rovera’ që u përdorën për atentatin ndaj Ardian Gjeloshit në Kurbin! Brenda u gjetën 4 automatikë

12 Shkurt, 13:02

Dy automjetet Rang Rover te përdorur nga autoret në atentatin ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi, në Gurez të Kurbinit u gjeten të djegura pranë brigjeve të Lumit Mat në Fushë-Milot. Makinat janë pikasur nga banor te zonës një ditë pas ngjarjes dhe ata sinjalizuan policinë. Hetuesit të cilët kryen veprimet hetimore gjeten dhe 4 arme automatike te shkrumbuara, njëra prej të cilave mendohet të jetë përdorur më ngjarjes. Mbetjet e makinave dhe armeve janë sekuestruar ne cilësinë e provës materiale, ku do ti nënshtrohen ekzaminimeve shkencore me shprese të gjetjes së ndonjë gjurme që mund të ndihmojë në identifikimin e autoreve.