Report Tv sjell shembuj se si do ndryshojë vlera e pronave me referencat e reja! Eksperti: Amortizimi me 1% zhbllokon shitjet e shtëpive të vjetra

12 Janar, 17:36

Çmimet e referencës për shitjen e apartamenteve në vijën e parë të bregdetit, nuk do të jenë të njëjtat me ato të ndërtimeve që janë më larg nga deti. Ky vendim i njoftuar nga qeveria, mirëpritet nga ekspertët të cilët e vlerësojnë të drejtë. Ndërsa ulja e referencës me 1% për çdo vit vjetërsie për banesat, ekspertët thonë se do shtojë shitjet e pronave të vjetra.