Report TV zbardh dosjen/ Veprat e artit të vjedhura i përkasin periudhës së Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit! Në burg 3 të arrestuarit

8 Korrik 2020, 12:41 | Përditesimi i fundit: 2020-07-08 15:05:40

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për të personat e arrestuar për trafikim të veprave të arrtit. Në burg janë lënë 49-vjeçari Altin Veizaj, banues në Fier Alban Vrapi, 37 vjeç e Roland Zaimaj, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Report TV ka zbardhur edhe dosjen e grabitjes së veprave të artit, ku Roland Zaimaj shpjegon se këto vepra i përkasin periudhës së lashtësisë në kohën e Aleksandërit të Madh të Maqedonisë, Filit të Maqedonisë, Pirros së Epirit.