Reportazh për Beratin/ Pret 700 mijë turistë në vit, por qyteti i ‘një mbi një dritareve’ s’ka tabela orientuese! Udhërrëfyesi: Turistët humbasin rrugën

4 Maj, 16:25 | Përditesimi i fundit: 2024-05-04 18:45:07

Berati vjet priti 700 mijë turistë, ndërsa këtë parashikohet rritje me 30 për qind, referuar rezervimeve. ‘Boom’ turistik e gjen të papërgatitur qytetin e UNESCO-s. Udhërrëfyesi, Soni Ismaili, thotë se turistët e huaj, shpeshherë humbasin rrugën, pasi nuk ka mjaftueshëm tabela. Po kaq mungojnë parkingjet publike në qytet.