Reshjet e dëborës që filluan pasditen e sotme kanë bërë që niveli i dëborës në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës dhe në disa zona të Malësisë së Krujës, të shkojë në mbi 20 centimetra, duke i dhënë parkut një pamje magjepsëse.
Reshjet vijojnë me intensitet por deri tani nuk raportohet për problematika. E gjithë zona furnizohet normalisht me energji elektrike dhe rrugët janë të kalueshme me kujdes pasi në disa zonq ka prezencë akulli.