Reshje të dendura dëbore në aksin Bogë-Theth, 2 borë pastruese punojnë për të mbajtur hapur rrugën

12 Shkurt, 10:00

Në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 900m ka reshje bore.

Bëhet e ditur se ka patur rënie gurësh e inertesh nga shpatet që janë pastruar. Rrugët janë të kriposura dhe të pastruara, ndërsa raportohet se nuk ka probleme në qarkullim

Mjetet dhe punëtorët janë në gatishmëri. Në aksin Bogë-Theth bora vazhdon me intensitet të lartë, ndërsa po punohet me dy borëpastruese për të mbajtur hapur aksin.