Reshje, vranësira dhe diell, e premtja me luhatje moti

8 Maj, 07:45 | Përditesimi: 8 Maj, 07:45

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët në orët e mesditës në jug të vendit, ndërsa më pas do të shtrihen në të gjithë territorin.

I.M/Shqiptarja.com