Reshjet e dendura të shiut, bllokohet aksi rrugor Mirditë-Fushë Arrëz! Shkak rrëshqitja e gurëve

24 Korrik, 18:55

Zona e Mirditës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut pasditen e kesaj të mërkure.

Si pasojë e motit të keq në aksin rrugor Mirditë-Fushë Arrëz kanë rrëshqitur gurët duke bllokuar rrugën. 

Sipas informacioneve paraprake pritet ndërhyrja e firmës kontraktore për hapjen e rrugës dhe qarkullimin normal të automjeteve.