Reshjet e shiut në Kukës, rënie gurësh e inertesh në rrugë, por qarkullimi vijon normalisht! Ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra

14 Nëntor, 10:47 | Përditesimi: 14 Nëntor, 10:47

Subjektet kontraktore vijojnë punën në terren për pastrimin e akseve rrugore dhe garantimin e qarkullimit normal të mjeteve. Sipas të dhënave të OSHEE Kukës, aktualisht pa energji elektrike janë fshatrat Bushat, Nangë, Çam dhe Leproj në Kukës; Kishaj e Pogaj në Has dhe Lekbibaj në Tropojë.

A.Hl/Shqiptarja.com