Reshjet e shiut përmirësojnë situatën hidrike në liqenin e Fierzës! Niveli i ujit 4 metra më lart se 6 ditë më parë

2 Prill 2022, 19:22 | Përditesimi: 2 Prill 2022, 19:22

Reshjet e tre ditëve të fundit, kanë ndikuar në përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës, ndërkohë që pritet të rriten në ditët në vijim. Prurjet e lumenjve që furnizojnë me ujë basenin ujëmbledhës më të madh në vend, aktualisht kanë arritur 800 metër kub në sekondë. Kuota aktuale e liqenit është 263.04 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar dhe prurjet janë optimale.

KT/Shqiptarja.com