Reshjet e shiut përmirësojnë situatën hidrike në liqenin e Fierzës! Rritet niveli i ujit, shkon në 271 metra

10 Prill 2022, 12:40

Niveli i liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ka arritur rreth 271 metra nga 259 metra që ishte ditët e fundit të muajit mars. Këto shifra tregojnë se niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me 12 metra. Niveli maksimal i liqenit është 296 metra.