Reshjet e vjeshtës rrezikojnë shembjen e Urës së Zogut, monument kulture! Projekti u miratua në mars, por ende asnjë veprim për ta restauruar

12 Nëntor 2023, 20:40

Reshjet intensive të vjeshtës shtojnë rrezikun e shembjes së ‘Urës së Zogut’ mbi lumin Mat. Ende asnjë gur nuk është lëvizur për restaurimin e saj edhe pse projektin qeveria e ka miratuar në mars të këtij viti. Aktivistët sërish bëjnë thirrje për ta shpëtuar duke denoncuar se askush nuk u përgjigjet për mos fillimin e punës.