Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump

15 Janar, 22:58

Kompania e Jared Kushner, dhëndrit të Trump, mori statusin e investitorit strategjik duke i hapur rrugë ndërtimit të resortit luksoz në ishullin e Sazanit me vlerë 1.4 mld euro. Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, thotë se kjo marrëveshje është një imazh që do të përfitojë Shqipëria edhe nga zhurma që di të prodhojë Trump. Ai thekson se vetëm 8% e sipërfaqes së ishullit do të shfrytëzohet për ndërtimin e këtij resorti.