Restaurohen 7 ikona të shek të XVIII në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë! U përkasin vëllezërve Zografi dhe Jeremonakut! Do ekspozohen për publikun

31 Tetor 2023, 18:29

Në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar që ndodhet në Korçë ka nisur puna për restaurimin e 7 ikonave që datojnë në fund të shekullit të XVIII me vlera të rralla historike. Në përfundim të restaurimit do të ekspozohen për publikun.