Është restauruar kisha e Shën Vlashit në Skuraj të Milotit, e cila ishte shkatërruar gjatë sistemit komunist. Objekti i kultit u ringrit me donacione private dhe kontributin e banorëve përfshirë dhe ata të besimit musliman. Mesha e parë u mbajt nga Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Imzot Giorg Frendo.
















