Reuters shkruan se BE nuk jep më garanci për integrimin e Ballkanit, zëdhënësja e KE për Report Tv: Perspektiva evropiane e rajonit, prioritet! Burime nga Brukseli: Të habitur nga ky shkrim

29 Shtator 2021, 16:11 | Përditesimi: 29 Shtator 2021, 16:11

Në një shkrim të publikuar pasditen e djeshme, agjencia e lajmeve Reuters ngrinte alarmin se 'çarja' brenda Bashkimit Evropian është shumë e madhe sa i takon procesit të zgjerimit. Report Tv u interesua në Bruksel në lidhje me këtë shkrim dhe burime diplomatike nga atje u shprehën “të habitur nga një shkrim i tille qeë për më tepër sipas tyre nuk ka burim konkret”.

KT/Shqiptarja.com