Rezerva valutore kalon për herë të parë 8 miliard euro, BSH: Brenda vitit u rrit me 1.2 mld euro! Me vlerën aktuale garantohen 8 muaj importe

31 Gusht, 18:03 | Përditesimi: 31 Gusht, 18:03

Rezerva valutore regjistroi rekord të ri në muajin korrik, duke kapërcyer për herë të parë vlerën prej 8 miliardë euro. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se brenda 1 viti rezerva është rritur me 18%, dhe shkaku kryesor është shtimi i blerjeve të euros në treg për shkak të zhvlerësimit të saj.

E.H/Shqiptarja.com