Rezervuari i Kurjanit në Roskovec në pikën kritike, 5 mijë hektarë tokë pa vaditje! Kryebashkiakja thirrje për ndërtimin e stacionit të pompimit

8 Mars, 18:01

Qindra fermerë të zonës së Roskovecit dhe Fierit nuk do të kenë ujë për vaditje këtë sezon për shkak të tharjes së rezervuarit. Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit kërkon nga Ministria e Bujqësisë të ndërtojë Stacionin e Pompimit në Matkë, për furnizimin me ujë të rezervuarit të Kurjanit.