Rezoluta për ndërhyrjet e huaja, pas debatit Bushati propozon ndryshime

7 Nëntor 2019, 18:51

TIRANE-Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati një ditë pas kritikave të forta kundër projektrezolutës për ndërhyrjet e huaja ka propozuar disa ndryshime përmes amendamenteve që Report Tv i ka siguruar. Ndryshimi kërkohet që në titull, nga rezolutë "Për Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare”, propozohet që të bëhet “Për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja të mundshme në proceset zgjedhore dhe dezinformimit si mjet i ushtrimit të influencës në jetën shoqërore”. Amendimet që propozon deputeti socialist bazohen tre shtylla; Legjislacioni dhe institucionet vendase, angazhimet ndërkombëtare, media dhe edukimi.

Bushati thotë se ndryshimet i kërkon që të bëhet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë me synim harmonizimin konceptual dhe terminologjik me konceptin strategjik të NATO-s, SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së. Ai e vendos theksin te çështja e dezinformimit apo ndërhyrjet në proceset zgjedhore. Bushati kërkon që SHISH, AMA, AKEP dhe institucione të tjera të tjera ligjzbatuese që të raportojnë mbi kërcënimet, sikur parashikohet në rezolutëDje në komisionin e Jashtëm pati debate të forta mes socialistëve pikërisht për rezolutën (lexo këtu).  Bushati kërkoi që përpara se të veprohet duhet një qëndrim nga qeveria shqiptare që parlamenti të mos futet në ujëra të turbullta. Ai tha se nuk ka asnjë parlament në Europë që të merret konkretisht me emra shtetesh, referuar Rusisë. Koha, sipas tij kur u shpallnim luftë shteteve ka mbaruar ne 8 dhjetor 1990, ndërsa theksoi se nuk jemi vend dordolec.