Riatdhesohen134 shqiptarë! Qytetarja për Report Tv: Kisha burrin vetëm në shtëpi, isha e detyruar...Po rrija te një i njohuri im për javë të tëra, s'kisha ku të jetoja më

19 Prill 2020, 23:02

RINAS- 134 shtetas shqiptarë kanë mbërritur mbrëmjen e kësaj të diele në atdhe, në kuadër të operacionit të riatdhesimit si pasojë e COVID-19. Motivet e rikthimit në atdhe kanë qenë të ndryshme.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka marrë prononcime të disa qytetarëve, pjesa më e madhe e të cilëve kanë thënë se kanë qenë të detyruar të kthehen. Udhëtimi në Itali, tek vajza, edhe pse e kishte për herë të parë,  për nënën nga Burreli i ka lënë përshtypje shumë të keqe, aq sa thotë se nuk do të rikthehet më kurrë atje. Ajo ka rrëfyer se është detyruar që të prenotojë një dhomë treshe, për faktin se nuk ka pasur një dispozicion dhoma teke, teksa e ka kaluar edhe më një batutë. "Nuk do e ndaj me njëri, do flej sa në një krevat në një tjetër", tha ndër të tjera nëna. Një problematikë është pranuar edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila bëri me dije se në ditët në vijim do të ofrohen edhe dhoma teke.