Rihapet shkolla e vetme shqipe në Mal të Zi! Rama: Vogëlushët do mësojnë me gjuhën amtare! Abazoviç: Uroj të shtohet numri i nxënësve

13 Shtator 2023, 17:15

Qeveria malazeze ka financuar rihapjen dhe restaurimin e shkollës së vetme që zhvillon mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Në ceremoninë e inaugurimit, kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç, tha se qeveria e Malit të Zi ka dhënë 250 mijë euro për këtë projekt.