Rihapja e gjyqit Mediun, Zamira Durdaj në Report Tv: Gjithçka për dosjen Gërdeci të nisë nga e para, kemi besim te drejtësia e re! Motivi i jetës time drejtësia për djalin

6 Maj 2021, 12:57

Zamira Durdaj, e ëma e Edison Durdajt, 7-vjeçarit të vrarë në 15 mars 2008 nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, në një intervistë për gazetarin e Report TV Arsen Rusta ka kërkuar që e gjithë dosja e gërdecit të nisë nga e para. Motivi i  jetës së saj tha Durda është të vendoset drejtësia për djalin e mitur.