Rikonstruksionet e shkollës s'mbarojnë në kohë, nxënësit në Babicë të Vlorës zhvillojnë mësimin në një lokal, mësuesi: Zgjidhje emergjente kur s'ka të tjera

7 Tetor 2021, 08:16

Që prej 1 shtatorit, 30 nxënës të shkollës 9-vjeçare të Babicës në Vlorë e zhvillojnë mësim në një lokal pasi godina është ende në rikonstruksion. Drejtoresha Arsimore e mohon këtë situatë skandaloze, ndërsa mësuesi i klasës së parë shprehet se kanë rënë dakord me prindërit për të zhvilluar mësim në ambient privat deri në përfundimin e rikonstruksionit të shkollës.