Selia e Partisë Demokratike më 8 janar u kthye në një skenë krimi lidhur me dhunën që u ushtruar në protestë. Një ditë më pas PD nisi rikonstruksionin e godinës duke rregulluar dyert e shqyera dhe xhamat e thyer.
Ajo që bie në sy është se PD ka vendosur sërish dyer të blinduara. Kjo edhe për faktin se Sali Berisha paralajmëroi se protestat në selinë blu do të vijojnë me të gjitha mjetet deri në marrjen e godinës së PD.
Në protestën e 8 janarit u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë protestuesit pasi PD deklaroi se po rrezikohej jeta e demokratëve dhe deputetëve brenda selisë blu.