Rikthehen vrasjet në Shkodër ( Pjesa e dytë )

19 Nëntor 2018, 07:42

TIRANË- Vrasja e Fatos Ferracakut, ka rikthyer vëmendjen në qytetin e Shkodrës ku për 6 muaj ka pasur plot 7 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Në emisionin “Repolitix”, të ftuar ishin gazetari i gazetës Shqiptarja.com, Elton Qyno; gazetari investigativ Report Tv Artan Hoxha dhe dy ish-drejtuesit e policisë Mit’hat Havari dhe Arben Hajdarmataj. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, duket momenti kur viktima është në tokë i qëlluar nga vrasësit.Trupi i tij është i rrethuar nga qytetarë të zonës së Markatës, të cilët mundoheshin që t'i jepnin ndihmën e parë.  

Në fjalën e tij, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka deklaruar se e njëjta dorë që ka vrarë Arjan Ferracakun, ka vrarë edhe të afërmin e tij, Fatosin ditën e sotme.

Sipas gazetarit, në muajin maj u qetësua situata pasi dy lagjet Kirasi dhe Dobraci patën një “armëpushim”, gjë që zgjati deri në vrasjen e Silvana dhe Boran Bërçamës dhe tanimë grupet kriminale kanë filluar të marrin edhe jetën e të pafajshmëve.