Rikthehet Festivali i Marubit, nga e hëna 41 filma për 5 ditë radhazi! Fokusi te mbrojtja e mjedisit

13 Shtator, 18:51

“Vepro gjelbër tani dhe në të ardhmen” është tema me të cilën vjen edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në kryeqytet organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. 41 filma do të shfaqen në këtë festival për 5 ditë radhazi, duke nisur nga kjo e hënë.