Rikthehet 'Tirana pa makina', aktivitete në qendër të kryeqytetit! Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

5 Maj, 14:12

Bashkia e Tiranës rikthen “Tirana pa makina” nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.

Ditën e sotme, 5 maj, në qendër të Tiranës do të mungojë zhurma e makinave, do të jenë të shumta aktivitetet e organizuara nga bashkia e kryeqytetit, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.

Dita do jetë e mbushur me aktivitete, ndërsa do të ketë një performancë edhe nga prima balerina Adela Muçollari.