Rikthehet Vettingu në polici, 32 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin

18 Qershor 2023, 16:35

Vetting-u në Policinë e Shtetit u rikthye në fund të majit me vendimin e parë të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, për largimin nga detyra e drejtuesit të Lezhës të Vehbi Bushatit. Ai u shkarkua si drejtues qarku, pasi nuk kishte dorëzuar në kohë formularin e ri të vetting-ut, por u emërua këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Për kreun e Sindikatës së Policisë së Shtetit Sadedin Fishta, e drejta për të mos hyrë në vetting është e parashikuar në ligj dhe shkaqet janë subjektive.