Rikthimi i Berishës në krye të PD, Rama: PD është katandisur në një objekt keqardhjeje!

27 Tetor 2021, 20:14

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve.

Vettingu në Politikë?Mendjen nuk ma keni lexuar, se nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë për të respektuar një parim që kemi vendosur vetë, që jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë, do ulemi me vullnet të mirë, do dëgjojmë argumentet, 2018 ka pasur një propozim, ai është konsideruar jo bindës, nuk dimë gjë për propozimin e ri, janë 3 vjet, gjërat evoluojnë, nëse ka argumente bindës do bëjmë më të mirën. SPAK të bëjë hetimin? Serioziteti që do të jemi të gatshëm të diskutojmë cdo gjë, fillon këtu, do ulemi në tryze, e kam me të dëgjuar, do ulemi në tryezë, do dëgjojmë, do themi natyrisht atë që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve dhe do rrimë në konkluzione sa më civile, cilësua e demokracisë. Mund të mos biem dakord duke gjuajtur me gurë dhe duke mos rënë dakord, ne këtë duam.