Rimori delegimin e detyrës nga Veliaj, Anuela Ristani shkarkon nënkryetaren Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës

21 Mars, 14:57

 Pasi mori ridelegimin e detyrës nga Erion Veliaj, Anuela Ristani shkarkoi nënkryetaren Sara Goxhaj, të cilës kryebashkiaku i delegoi përkohësisht detyrën pa e ditur që emri i saj nuk ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues. Mësohet se kryetarja e deleguar Anuela Ristani ka shkarkuar edhe sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Vendim i 18 marsit i kryebashkiakut të Tiranës, për t’ia hequr kompetencat që i kishte kaluar Ristanit e për t’ia deleguar ato Sara Goxhajt u spekulua në media si një përplasje mes Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Vetë Veliaj në një reagim nga paraburgimi i Durrësit deklaroi se gjithçka ishte një keqkuptim, prej mungesës së informacionet duke qenë se ndodhet në kushtet e izolimit, duke ia rideleguar sërish kompetencat Anuela Ristanit.