Rindërtimi/ Disa banorë protestojnë para Bashkisë së Durrësit: Kemi katër muaj pa marrë bonusin e qirasë! Pallati ka mbaruar, pse s’na japin çelësat

17 Korrik 2023, 11:39 | Përditesimi i fundit: 2023-07-17 15:11:09

Një përfaqësi banorësh të pallatit nr.21 në Durrës, kanë protestuar përpara bashkisë së qytetit. Të shpërngulur në banesa të tjera pas tërmetit të tre viteve më parë, banorët ankohen se nuk kanë marrë bonusin e qirasë prej katër muajsh duke u vështirësuar jetesën.