Rindërtimi i vonuar! E moshuara 5 vite rrugëve: Më ndërtoni shtëpinë, ose ngujohem në Bashkinë e Kurbinit

25 Korrik, 16:28

Në Kurbin procesi i rindërtimit është ndërprerë prej dy vitesh, ndërsa disa familje kanë mbetur ende pa strehë. Mes tyre është Kristina Marku e cila jeton në gjendje të vështirë ekonomike. 65- vjeçarja thotë se Bashkia jo vetëm nuk i ka ndërtuar shtëpinë e re, por i ka hequr dhe bonusin e qirasë. Ndërsa zyrtarët vendore thanë se Qeveria nuk ka miratuar fondet për banesat individuale.

    No videos found.