Rindërtimi në 4 vite/ Nga buxheti u shpenzuan 900 mln euro! Këtë vit mbyllet rindërtimi në Vorë, Kavajë e Rrogozhinë! 6 mijë familje kanë marrë çelësat e banesave të reja

26 Nëntor 2023, 13:13

Në katër vite rindërtim nga buxheti i shtetit janë shpenzuar afro 900 milionë euro për të ndërtuar lagjet e reja ku po strehohen banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Deri më tani kanë hyrë në shtëpi të re 6 mijë familje, ndërsa brenda këtij viti pritet të përfundoj procesi në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë.