Rindërtimi në Bubq, Rama: Brenda muajit nëntor 200 familje futen në shtëpitë e reja

21 Tetor 2021, 20:20

Brenda muajit nëntor, 200 familje do të akomodohen në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në Bubq të Fushë-Krujës. Duke folur për cilësinë e mirë të punimeve, kryeministri Edi Rama, tha se pjesë e investimeve në këtë zonë, është edhe shkolla që po rindërtohet nga e para.

“Nga pikëpamja e planifikimit, e cilësisë së ndërtimit janë si zona rezidenciale në Tiranë, ose dhe në bregdet. Atje shkojnë ata që kanë më shumë, këtu ata që kanë më pak. Këtu duhet bërë mirë gjithçka, se po ua pirgje këtu, pirgje atje, kthehen në gjëndra. Këtu nuk kishte jo vetëm palestër. Është diçka e bukur drejtor, duhet ta mbani mire se ajo para ishte tepër e vjetër”, tha Rama.